Cuculi: Kemi edhe 90 minuta për ta fituar duelin me Renovën

Sport March 15, 2018 - 13:46

Barazimi 1:1 me Renovën në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë sigurisht se nuk kënaq apetitet e Shkëndijës, që pretendonte të ketë rezultat sa më pozitiv para ndeshjes së kthimit më 11 prill.

Kuqezinjtë hynë keq në ndeshje duke pranuar gol pas 12 minutave lojë kur realizoi Stojanovski, ndërsa goli i Eminit në minutën e 26-të rezultoi të vlejë vetëm për barazim. Gjithsesi edhe ky rezultat Shkëndijën e mban brenda objektivave, ndërsa sipas mbrojtësit Ardian Cuculi në lojë janë edhe 90-të minuta në ndeshjen e kthimit më 11 prill ku do të kërkohet kualifikimi në finalen e Kupës.

“Normal nuk u futëm si duhet në ndeshje dhe pësuam një gol nga një pakujdesi e jona në mbrojtje. Vazhduam më tej rritmin tonë, arritëm të barazojmë por në fund nuk arritëm të përmbysim rezultatin dhe të fitojmë. Gjithsesi ky është rezultat pozitiv, jemi brenda objektivit. Thjesht mendojmë për ndeshjen e ardhshme, sepse kemi edhe një 90-të minutësh ku shpresoj se do të jemi në formën më të mirë, gjë që nuk ndodhi sot. Besojmë në kualifikim”, u shpreh Ardian Cuculi.ë