Wilshere mund të luajë në çdo ligë

Sport March 15, 2018 - 12:36

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso thotë se mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere ka kualitete për të luajtur në çdo ligë, transmeton zeri.info

Anglezi ka kontratë me Arsenalin deri në qershor të këtij viti dhe e ardhmja e tij ka filluar të vihet në dyshim.

Wilshere është duke shkëlqyer me paraqitjet e tij së fundmi dhe mendohet se mund të largohet nga “Emirates” në fund të edicionit.

“Mendoj se ai mund të luajë në çdo ligë”, deklaroi Gattuso.

“Ai mund të mos jetë shumë i shpejtë, por ka aftësi të mëdha, ai është shumë teknik. Kur ai e merr topin e di saktësisht se ku do ta dërgojë atë, ai e gjen vendin e duhur, ai mund ta ndryshojë ndeshjen”, shtoi italiani, i cili e mori drejtimin e Milanit në dhjetorin e vitit të kaluar.

“Ai mund të luajë si mesfushor qendre apo edhe më përpara. Ai ka pasur disa probleme fizike, por ai ka talent të madh. Ai ende mund të shfaqë veten dhe të japë shumë”, u shpreh ai./Zëri