Warriors triumfojnë ndaj Lakers

Sport March 15, 2018 - 11:22

Golden State Warriors ka triumfuar në shtëpi kundër LA Lakers me rezultatin 117:106, transmeton zeri.info

Më të mirët në këtë fitore të Warriors ishin Kevin Durant me 26 pikë, 5 kërcime dhe 6 asistime dhe Nick Young me 18 pikë, 3 kërcime dhe 2 asistime.

Tek Lakers më të dalluarit ishin Julius Randle me 22 pikë, 10 kërcime dhe 2 asistime, Brook Lopez me 20 pikë, 6 kërcime dhe 2 asistime dhe Isaiah Thomas me 20 pikë, 1 kërcim dhe 7 asistime.

Kjo ishte fitorja e 52-të për Warriors këtë edicion, ndërsa numërojnë edhe 16 humbje.

Momentalisht Golden State renditet në vendin e dytë në Konferencën Perëndimore.

Rezultatet: Orlando – Milwaukee 126:117, Boston – Washington 124:125, Sacramento – Miami 123:119, Golden State – LA Lakers 117:106.