Sport

Arsenali e vendos çmimin për Bellerinin

Arsenali e vendos çmimin për Bellerinin
13 mars 2018 • 16 : 30

Ky mund të jetë sezoni i fundit i Hector Bellerinit në Arsenal, shkruan zeri.info.

Mbrojtësi i djathtë ka marrë oferta dhe duket se i ka bërë valixhet gati për t’i larguar nga “Emirates Stadium” pas përfundimit të sezonit.

Tabloidi britanik “The Daily Mail” shkruan se Arsenali është dorëzuar dhe nuk e ka ndërmend ta pengojë futbollistin që të largohet.

Mirëpo, “Gunners” kanë kushte për shitjen e tij. Sipas këtij mediumi britanik, “Topçinjtë” i kërkojnë 50 milionë funte për lojtarin, diçka më shumë se 60 milionë euro.

Arsene Wenger, nëse mbetet në Arsenal, shpreson që të grumbullojë sa më shumë para me shitjen e lojtarit, në mënyrë që të bëjë përforcime gjatë verës.

Barcelona, Juventus e Manchester City kanë shfaqur interesim për 22-vjeçarin, i cili sot është njëri prej mbrojtësve të djathtë më të mirë në botë. /Zëri/

© zëri.info