10 fitore radhazi për Portlandin

Sport March 13, 2018 - 16:28

Portlandi e ka fituar ndeshjen e 10-të radhazi në NBA, shkruan zeri.info.

Trail Blazers e mposhtën pa problem Miamin me 16 pikë epërsi, 115:99.

Damian Lillard ka realizuar 32 pikë kundër Heat për t’ia siguruar fitoren ekipit të tij.

Ndërkohë, lojë të mirë bëri edhe bashkëlojtari i tij Nurkic, i cili shënoi 27 pikë dhe realizoi 16 kërcime.

Fituan edhe Thunder, edhe pse me vështirësi, të udhëhequr nga dyshifrori i trefishtë numër 99 në karrierë i Russell Westbrookut dhe nga 21 pikët për kokë të Carmelo Anthony e Paul George.

Middleton e “debutuesi” Brandon Jennigs (16 pikë, 8 kërcime e 12 asistime në natën e rikthimit të tij në NBA) ia dhuruan fitoren Bucks. James Harden e udhëhoqi Houstonin me 28 pikë drejt fitores së 19-të në 20 ndeshjet e fundit ndaj San Antonios.

Rezultatet: Portland Trail Blazers – Miami Heat 115-99, Oklahoma City Thunder – Sacramento Kings 106-101, Memphis Grizzlies – Milwaukee Bucks 103-121 e Houston Rockets – San Antonio Spurs 109-93. /Zëri/