Zyrtare: Sigal Prishtina e transferon basketbollistin nga Kroacia

Sport March 12, 2018 - 21:42

Basketbollisti nga Kroacia,  Filip Bundovic, i është bashkuar skuadrës së Sigal Prishtinës, raporton GazetaOlle.com

Bundovic është transferuar nga skuadra kroate GKK Sibenik.

Ai është 24-vjeçar, në të kaluarën kishte luajtur për Cedevitan.
Bundovic luan në pozitat katër dhe pesë.

Njoftimi i Sigal Prishtinës

“KB SIGAL Prishtina po kalon një sezon të mrekullueshëm ku deri më tani nuk ka humbur as edhe një ndeshje. Pas triumfit në Kupën e Kosovës me lojtarë e trajner 100% vendor, tani Prishtina po përgatitet për mbrojtjen e titullit.

Sot gjatë ditës klubi ynë ka arritur marrëveshje me kroatin 205 cm të gjatë, Filip Bundovic, që luan në pozitat katër dhe pesë.
24 vjeçari që së fundmi ishte lojtar i skuadrës Sibenik, më parë ka luajtur edhe për klubin tjetër të famshëm, Cedevita.
Gjithashtu, me kategoritë e reja të Kroacisë, Bundovic kishte arritur të shpallej kampion i Evropës.

WELCOME TO THE HOME OF CHAMPIONS, FILIP”