Mourinho flet për rikthimin e mundshëm te Interi

Sport March 12, 2018 - 16:50
Jose Mourinho ka folur për një rikthim të mundshëm te ish-klubi i tij, Inter.

Nuk do të ketë më një eksperiencë të dytë të Jose Mourinhos në Serinë A, madje as aty tek Inter.

Aty ku ai akoma dashurohet dhe shpresohet nga dita në ditë se një ditë ajo kohë do të kthehet.

Trajneri portugez, aktualisht në krye të Manchester United, i cili kujtohet me nostalgji nga tifozët zikaltër për triumfin e trefishtë në vitin 2010, e përjashton rikthimin e tij në futbollin italian.

“Nuk është e mundur, jo sepse nuk ndiej pasion për këtë vend, por sepse ka shumë trajnerë të aftë. Ka trajnerë me shumë eksperiencë që janë në fund të karrierës, por edhe të tjerë të rinj shumë të aftë. Italia ka shumë trajnerë cilësorë, ndaj mendoj se skuadrat italiane nuk do t’u besojnë të huajve” përfundoi Jose, përcjell albeu.com