Derbi i javës, të enjten në Prizren

Sport March 12, 2018 - 14:59

Të mërkurën dhe të enjten do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Të mërkurën me fillim nga ora 17:00, Rahoveci e pret Borean, kurse duke filluar nga ora 18:00, Peja është nikoqire e Trepçës.

Ndërkaq, të enjten në program është një ndeshje, ajo ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës, e cila do të fillojë në ora 19:30.

Duhet theksuar se të dielën është zhvilluar dueli ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Kerasan Prishtinës, që i ka takuar xhiros së XXII, ku fitore ka regjistruar skuadra nga Suhareka me shifrat 99:71. /Zëri/