ZYRTARE: Këto dy skuadra të Superligës u përforcuan sot me lojtarë të huaj!

Sport March 12, 2018 - 14:25

Superliga e Kosovës në basketboll ka hyrë në fazën finale dhe klubet kanë nisur t’i ndezin motorët, shkruan zeri.info.

Bashkimi dhe Golden Eagle Ylli të hënën i kanë paraqitur për regjistrim në Federatën e Basketbollit të Kosovës përforcimet e tyre.

Prizrenasit e kanë transferuar basketbollistin amerikan Eric Stutz, i cili së fundmi kishte luajtur për Trepçën.

Kurse, klubi nga Theranda është përforcuar me basketbollistin nga Kameruni, Alex Wangmene.

Shtëpia e basketbollit kosovar njofton se lojtarë në fjalë mund të paraqiten për ekipet përkatëse pas plotësimit të kritereve në bazë të rregullores mbi regjistrimin e lojtarëve në FBK. /Zëri/