Rodgers duhet ta zëvendësojë Wengerin

Sport March 12, 2018 - 10:31

Ish-mesfushori i Arsenalit, Paul Merson mendon se trajneri i Celticut, Brendan Rodgers duhet ta zëvendësojë Arsene Wengerin në krye të “topçinjve”, transmeton zeri.info

Largimi i mundshëm në verë i Wengerit vazhdon të përflitet dhe Mereson mendon se Rodgers është njeriu i duhur për Arsenalin.

“Ai përshtatet tamam me Arsenalin”, deklaroi Merson.

“Liverpooli më së shumti iu kishte afruar fitimit të ligës prej një kohësh të gjatë, ishte me në krye Brendan Rodgersin. Ai nuk ka bërë asgjë të gabuar në Celtic. Për atë që kanë bërë ata, njerëzit mund të thonë që në futbollin skocez Celticu është përpara dhe mbi të tjerët, por ata kanë luajtur ndaj çdo skuadre sikur të ishte një finale e kupës, gjë që është e vështirë, sidomos kur jeni Celticu dhe e dini që jeni më të mirë se kushdo tjetër”, shtoi ai.

“Por, mendoj se atij i nevojitet një ndryshim tani dhe i nevojitet një rikthim në Angli . Do të shokohesha nëse ai nuk merr një punë të mirë. Do të isha mjaft shokuese nëse ai nuk e merr punën te Arsenali”, u shpreh Merson./Zëri