Frikë për Real Madridin, Neymar në Premierligë?

Sport March 12, 2018 - 08:35
Frikë për Real Madridin, ja cilat skuadra po e kërkojnë Neymarin

Edhe Manchester City e Manchester United janë duke u interesuar për Neymarin.

Përveç Real Madridit, “Diario Gol” ka raportuar se për yllin e Paris Saint-Germainit, Neymar, kanë hyrë në garë edhe klubet nga Mancesteri, City dhe United, transmeton Gazeta Express.

Është mësuar se braziliani nuk është i lumtur në PSG dhe dëshira e tij është që të largohet pas vetëm një sezoni.

LEXO EDHE: Alarmohet PSG, ja kush është nisur për në Brazil për ta takuar Neymarin

Neymari është duke shpresuar që ta veshë fanellën e Real Madridi, diçka që e ëndërron si fëmijë, por nëse Los Blancos nuk arrijnë t’i përmbushin kërkesat e klubit francez, është City që dëshiron të bëjë çmendurinë, duke paguar ndoshta edhe 400 milionë euro, aq sa kërkon PSG-ja për 26 vjeçarin.