Fitojnë KB Bashkimi dhe KB Prishtina

Sport March 11, 2018 - 21:52
Mësojeni rezultatin e këtyre dy ndeshjeve

Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Trepçës, ndërsa KB Prishtina ka mposhtur në udhëtim Rahovecin

Bashkimi ka fituar derbin e kësaj xhiroje në Superligën e Kosovës në basketboll, duke mposhtur Trepçën me rezultat 87:65.

Aaron Moss ishte më i miri në këtë takim me triblle-double, duke shënuar 12 pikë, 14 kërcime dhe 14 asistime

Në ndeshjen tjetër lideri KB Prishtina ka mposhtur KB Rahovecin me rezultat 71:84. /Express/