Milan arrin fitore të madhe me golin e shënuar në minutën e fundit

Sport March 11, 2018 - 20:02
Milan arrin fitore të madhe

Milan ka arritur të shënojë fitore të mundimshme në udhëtim te Genoa.

Ndeshjen e vlefshme për xhiron e 27-të, të zhvilluar në ‘Luigi Ferraris’, Milan arriti ta fitojë 0-1, me golin e shënuar në minutën e fundit të kohës shtesë.

Ishte sulmuesi Andre Silva që realizoi gol të bukur me kokë në minutën e 94’.

Kujtojmë se ky gol ishte i parë për Silvan, që te Milani është transferuar verën e fundit nga Porto./Lajmi.net/