Tri skuadra italiane pas Wilshere

Sport March 11, 2018 - 18:31

Ylli i Arsenalit Jack Wilshere duket se i ka bërë valixhet gati.

Mesfushori ofanziv pritet të largohet nga “Emirates Stadium” në fund të këtij sezoni.

Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi britanik “Express”, përcjellë zeri.info.

Ky shkruan se Wilsheret i skadon kontrata me klubin londinez gjatë verës dhe ai po mendon të transferohet në futbollin italian, ku e kërkojnë tri skuadra nga Serie A.

Në fakt, garën për përfaqësuesin anglez e udhëheq Milani, por “Rossoneri” ka konkurrencë të fortë, pasi futbollistin e duan edhe gjiganti italian Juventus, por edhe Sampdoria.

Wilshere nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me “Topçinjtë” dhe klubi që e transferon atë do ta marrë “falas” gjatë verës.

Gjithashtu, ka mundësi që futbollisti t’i bashkohet ndonjë klubi tjetër anglez nga Premierliga. /Zëri/