Allegri, gati për këtë klub të njohur

Sport March 11, 2018 - 18:25

Massimiliano Allegri është i hapur për ta zëvendësuar Arsene Wengerin si menaxher i Arsenalit këtë vit.

Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi britanik “The Sun”, përcjellë zeri.info.

Trajneri francez ka përfunduar nën kritika të mëdha përsëri pasi ka mbetur 13 pikë prapa pozitës që çon në Ligën e Kampionëve, prandaj mund të shkarkohet në fund të këtij sezoni dhe trajneri italian qe një kohë të gjatë shihet si një zëvendësues potencial i tij dhe tabloidi britanik zbulon se ai është i gatshëm ta bëjë lëvizjen drejt Premierligës.

Madje, thuhet se Allegri është duke e mësuar edhe anglishten në kurs. Ish-trajneri i Genoas dhe Milanit pritet të largohet nga Juventusi në fund të këtij sezoni, pa marrë parasysh se si përfundon edicioni aktual. /Zëri/