Trajneri Qatip Osmani flet pas fitores ndaj Rabotniçkit

Sport March 11, 2018 - 14:26

Trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani potencon se penaltia për 0:2 në fillim të pjesës së dytë dhe kartoni i kuq për lojtarin kundërshtar ishin vendimtare në fitoren e radhës të Shkëndijës në transfertën e djeshme kundër Rabotniçkit në Shkup.

Për Osmanin është me rëndësi që ekipi menaxhoi me sukses përballjen, duke i dhënë mundësi që të pushojë një pjesë të lojtarëve për sfidat e ardhshme kampionale dhe në gjysmëfinales së Kupës të mërkurën e ardhshme me Renovën. /Zëri/