Silva mund të bashkohet me Montellen te Sevilla

Sport March 10, 2018 - 16:30

Andre Silva ka rezultuar si njëri nga transferimet më të këqija të Milanit këtë edicion.

Sulmuesi portugez erdhi me shumë bujë tek klubi italian por pa arritur të tregojë asgjë deri më tani.

Milani shpenzoi për transferimin e tij 38 milionë euro por sulmuesi ende nuk ka arritur të shënoj në Serie A pas 16 ndeshjeve të zhvilluara.

Golat e vetëm të Silvas me Milanin janë në Ligën e Evropës ku gjashtë ka shënuar në fazën e grupeve dhe dy të tjerë në kualifikuese.

Kësisoj portugezi po mendon largimin nga Milani së paku si huazim për ta rifituar besimin.

Mediat spanjolle kanë raportuar se është skuadra e Sevillës e cila ka shprehur interesim për ta pasur lojtarin në radhët e veta.

Montella që është trajner i Sevillës ka kërkuar nga drejtuesit e klubit t’ia sjellin Silvan në La Liga.

Dy klubet mund të arrijnë marrëveshje për një huazim të talentit portugez por pa opsion blerje pasi Milani vazhdon të besojë tek ai. /Telegrafi/