Valon Berisha e hesht ‘Signal Iduna Parkun’ e zhurmshëm

Sport March 08, 2018 - 21:00

Salzburgu i Austrisë falë Valon Berishës ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim te Borussia Dortmund, me rezultat 1:2.

Dy golat e Berishës, i dhuruan fitoren Salzburgut në ndeshjen e parë të Ligës së Evropës në ‘Signal Iduna Park’.

Berisha golin e parë e shënoi në minutën e 49’ nga penalltia, ndërsa në minutën e 57’ me një gol të bukur dyfishoi epërsinë.

Krejt çka bëri Dortmundi, ishte një gol nga Andrea Schurrle, në minutën e 62’./Lajmi.net