Ibrahimi: Publiku meritoi fitore të këtillë

Sport March 07, 2018 - 22:22

Kuqezinjtë shkëlqyen me “poker” golash kundër Vardarit dhe me avansimin në gjysmëfinale hapën rrugën drejt trofeut në Kupën e Maqedonisë.

Futbollistët dhe publiku ishin në nivelin e duhur drejt realizimit të fitores bindëse, mirëpo ylli i ndeshjes padyshim ishte Besart Ibraimi, i cili bëri diferencën me hat-trickun e shënuar në harkun kohor prej 12-të minutave.

LEXO EDHE: Ky është urimi i Lazim Destanit për kualifikimin e Shkëndijës në gjysmëfinale të Kupës

Pas ndeshjes, numri “7” i Shkëndijës vlerësoi paraqitjen e skuadrës, ndërsa meqë golat e tij erdhën në festën e 7 marsit, bomberi kuqezi nuk ka lëshuar rastin të urojë gjithë arsimtarët ditën e mësuesit.