Morina ofron dorëheqje, kryesia nuk ia aprovon

Sport March 07, 2018 - 20:32

Arbnor Morina ka dhënë dorëheqje pas eliminimit nga Kupa e Kosovës, mirëpo ajo nuk iu është aprovuar.

Trajneri i Gjilanit e ka konfirmuar lajmin në një prononcim për gazetën Olle.

“Djemtë e kanë dhënë maksimumin, përgjegjësinë për eliminimin e Gjilanit nga Kupa e Kosovës e marrë unë. Pas përfundimit të sfidës, kryetarit dhe dy drejtorëve iu kam ofruar dorëheqjen time, por ata nuk e kanë pranuar atë”, deklaroi Morina.

“E kam parë të arsyeshme ta marrë këtë vendim. Ata janë njerëz që po bëjnë shumë për klubin, mirëpo nuk e kanë aprovuar dorëheqjen dhe kësisoj mbetem në skuadër”, shtoi Morina.

Vushtrria mposhti Gjilanin minimalisht 1:0.