Ky është urimi i Lazim Destanit për kualifikimin e Shkëndijës në gjysmëfinale të Kupës

Sport March 07, 2018 - 20:17

Pronari i Shkëndijës, Lazim Destani e ka uruar ekipin tetovar për kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë, shkruan zeri.info.

Kuqezinjtë e mposhtën sot Vardarin 4:0 dhe pas barazimit në ndeshjen e parë 1:1 me ekipin shkupjan në çerekfinale, e prenë një biletë për gjysmëfinale.

LEXO EDHE: Shkëndija prek gjysmëfinalen e Kupës

Më poshtë mund ta lexoni postimin e pronarit të klubit, njëherësh pronar i kompanisë së njohur, “Ecolog”.

“Pas fitores dhe lojës së bukur që Shkëndija tregoi sot në ndeshjen me Vardarin, po jua përcjell urimet e mia më të mira skuadrës së Shkëndijës, Ballistëve dhe të gjithë përkrahësve të cilët me ëndje e ndjekin klubin e tyre të zemrës. Më shumë se rezultati i kësaj fitoreje bindëse, ishte loja e treguar ajo që dëshmon se tashmë Shkëndija jonë është e përgatitur për paraqitje edhe më dinjitoze në skenën europiane. Përkushtimi i djelmoshave kuqezi në fushën e gjelbër tregon qartë se ata në mënyrë të pandalshme po ecin drejt synimit për kunorën e dyfishtë, pra të fitojnë kampionatin dhe e kupën e Maqedonisë. Vazhdojmë drejt fitoreve të reja! Urime së bashku!”, ka shkruar Destani, duke besuar se Shkëndija këtë sezon mund t’i fitojë të dy trofetë, titullin dhe Kupën e Maqedonisë. /Zëri/