Shkëndija prek gjysmëfinalen e Kupës

Sport March 07, 2018 - 16:02

Shkëndija është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë, shkruan zeri.info.

Skuadra tetovare e ka mposhtur në ndeshjen e kthimit çerekfinale Vardarin me rezultat 4:0, derisa takimi i parë i zhvilluar në Shkup ishte mbyllur baras, 1:1.

Besart Ibraimi ka qenë hero i Kuqezinjve duke realizuar tre gola të shpejtë, në minutat 53, 56 e 66, kurse Visar Musliu e realizoi golin e katërt në minutën e 80-të.

Krahas Kupës së Maqedonisë, Shkëndija është favorite edhe në kampionat për ta fituar titullin e kampionit. /Zëri/

Image