Drita – Vëllaznimi, kjo skuadër u kualifikua në gjysmëfinale të Kupës!

Sport March 06, 2018 - 15:54

Sot është zhvilluar ndeshja e parë çerekfinale e Kupës së Kosovës në futboll, shkruan zeri.info.

Drita dhe Vëllaznimi janë përballur për herë të dytë brenda pak ditësh, pasi barazuan 1:1 gjatë fundjavës në kampionat.

Dhe, këtë radhë fitore regjistruan gjakovarët, të cilët i mposhtën gjilanasit pas penalltive, 6:5, pasi loja e rregullt dhe vazhdimet përfunduan baras, 2:2, në ndeshjen që sapo përfundoi.

Kastriot Rexha ka realizuar dy herë për ekipin e Bekim Isufit, kurse për gjakovarët shënuan Odi Henry Chibuze e Lekë Vula në minutën e fundit. /Zëri/

Kupa e Kosovës – Çerekfinalja

Drita – Vëllaznimi 2:2 (5:6)

E mërkurë

Gjilani – Vushtrria

Llapi – Prishtina

Drenica kalon më tutje pa lojë

Ndeshjet fillojnë në orën 13:00