Drita – Vëllaznimi, kështu përfunduan 90 minutat e çerekfinales së Kupës

Sport March 06, 2018 - 14:58

Sot është duke u zhvilluar ndeshja e parë çerekfinale e Kupës së Kosovës në futboll, shkruan zeri.info.

Drita dhe Vëllaznimi po përballen për herë të dytë brenda pak ditësh, pasi barazuan 1:1 gjatë fundjavës në kampionat.

Dhe, edhe këtë radhë pas 90 minutave lojë nuk pati fitues pasi skuadrat po luajnë baras, 2:2 dhe do të jenë vazhdimet ato që do ta përcaktojnë gjysmëfinalistin, ose më pas penalltitë.

Kastriot Rexha ka realizuar dy herë për gjilanasit, kurse për gjakovarët kanë shënuar Odi Henry Chibuze dhe Lekë Vula në minutën e fundit të ndeshjes. /Zëri/