Wenger ka një lajm të madh për tifozët e Arsenalit

Sport March 05, 2018 - 10:56
Arsene Wenger ka folur për gjendjen momentale të Arsenalit

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger insiston se ai mund t’i përmirësojë gjërat te klubi londinez, por pranon se ekipi i tij nuk ka gjasa që të përfundojë në katër vendet e para të Premierligës, transmeton zeri.info

Wenger është nën një presion të madh pas humbjes 2:1 ndaj Brightonin të dielën. Kjo ishte humbja e katërt radhazi për Arsenalin në të gjitha garat.

Por, Wenger thotë se nuk është i gatshëm që ta mbyll kapitullin e tij 22-vjeçar me londinezët. “Duhet ta them që kjo është hera e parë që më ndodh në gjithë karrierën time.”, deklaroi Wenger.

“Nuk është e lehtë, por kam përvojë të mjaftueshme dhe dëshirë për t’i ndryshuar gjërat”, shtoi strategu francez, i cili është te Arsenali që prej vitit 1996.

“Ne duhet të qëndrojmë së bashku dhe të përqendrohemi. Nuk kemi zgjidhje tjetër”, u shpreh ai./Zëri