Osmani: Lojë e sigurt për tri pikë të pritura

Sport March 04, 2018 - 14:18

Qatip Osmani vlerëson se futbollistët e tij treguan lojë të sigurt në fitoren 3:0 përballë Pobedës në Tetovë.

Goli i hershëm i Radeskit hapi rrugën e fitores, që u vazhdua me realizimin e Eminit për 2:0, ndërsa triumfin e vulosi Musliu në start të pjesës së dytë me golin e parë në fanellën e Shkëndijës.

Kuqezinjtë në asnjë moment nuk e vunë në dyshim fitoren, ndërsa kjo i mundësoi stafit teknik që të menaxhojë forcat për ndeshjen e mesjavës për Kupën e Maqedonisë.