PSG vazhdon me formë të lartë, e mposht Troyesin

Sport March 03, 2018 - 19:08

Në mungesë të disa yjeve të pushuar nga Unai Emery dhe superyllit Neymar që është i lënduar, Paris Saint-Germain ka shënuar fitore të lehtë kundër Troyes në udhëtim të shtunën pasdite.

Troyes e priti PSG-në në “Stade de I’Aube” në kuadër të javës së 28-të të Ligë të Francës, dhe u mposht me rezultat 0-2, raporton Express.

Në mungesë të brazilianit Neymar, argjentinasi Angel Di Maria u përkujdes të udhëheqë shfaqjen për parisienët, duke shënuar gol dy minuta brenda pjesës së dytë, pas një asisti të gjermanit Julian Draxler.

Rreth 30 minuta para fundit, mesfushori Thiago Motta u fut në lojë në vend të Adrien Rabiot, pas një kohe të gjatë jashtë fushe.

Në një lojë të qetë si kjo para ndeshjes kthyese kundër Real Madridit në Ligë të Kampionëve të martën, PSG e vulosi fitoren falë Nkungu, i cili e realizoi në gol asistin e Dani Alvesit në minutën e 77-të.  

Kjo ishte fitorja e 24-të për PSG, që vazhdon të jetë në vend të parë tani me 74 pikë, 14 më shumë se Monaco në vendin e dytë.

Troyes, ndërkohë, mbetet e 18-ta me 28 pikë dhe rrezikon rënien nga liga.