Ylli i Chelseat në Madrid për 40 milionë euro

Sport March 03, 2018 - 16:57

Sulmuesi i Chelseat, Pedro, është i gatshëm të kthehet në Spanjë për të luajtur me Atletico Madridin, sipas Don Balon. 

Pedro e nisi karrierën me Barcelonën para se të transferohej te Chelsea më 2015, skuadër me të cilën e fitoi titullin e Premierligës sezonin e kaluar, transmeton Express.

Por, spanjolli ndien se injorohet nga trajneri i ekipit kombëtar të Spanjës, Julen Lopetegui, si lojtar që luan jashtë vendit dhe thuhet se ka marrë ofertë nga klubi i kryeqytetit spanjoll.

Atletico Madrid thuhet t’i ketë bërë atij ofertë në vlerë 40 milionë euro./Express/