Kështu u mbyllën dy takimet e sotme të Superligës

Sport March 02, 2018 - 14:59

Drita ka dështuar të forcohet në vendin e parë. Ekipi gjilanas nuk ka mundur të nxjerr më shumë sesa një barazim përballë Vëllaznimit edhe pse luajti si vendase. Takimi i së premtes në mes tyre ka përfunduar baras, 1:1, raporton "Zëri".

Golin për skuadrën bardh e kaltër e ka shënuar Kastriot Rexha në minutën e 65-të. Por, Lekë Vula e ka shpëtuar Vëllaznimin nga humbja me golin e barazimit në minutën e 84-të. Drita tani është e para në tabelë por vetëm me një pikë më shumë se Prishtina.

Gjilanasit kritikuan gjakovarët për mënyrën se si luajtën në kërkim të një barazimi, ndërsa u ankuan shumë edhe në referim. Mirëpo, gjakovarët kanë luajtur pa Ilir Sylën e përjashtuar në minutën e 77-të.

Ndërkohë, Liria e ka ruajtur hapin për titull të kampionit pasi ka arritur ta mposhtë rivalin e vështirë, Feronikelin, i cili assesi nuk po gjen siguri në rrugën drejt vendit të parë të cilës ia ka mësy.

Zëri shkruan se prizrenasit e kanë shfrytëzuar përparësinë e terrenit dhe i janë kthyer fitores të cilën e shënoi falë golit të Mevlan Zekës, ish yllit të Feronikelit. Kjo ndeshje ishte tepër e vështirë për të dyja skuadrat dhe prodhoi shumë kartonë të verdh. Prizrenasit tani kanë 34 pikë, vetëm tri më pak sesa lideria Drita dhe tri më shumë sesa Feronikeli./Zëri