Hysaj kthehet kundër Romës?

Sport March 02, 2018 - 11:13

Napoli është shumë optimist se mbrojtësi Elseid Hysaj do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Romës të shtunën, transmeton zeri.info

Reprezentuesi shqiptar ishte lënduar në sfidën kundër Cagliarit. Hysaj kishte asistuar një gol në fitoren 5:0 kundër Cagliarit, por iu desh të lëshonte fushën pas vetëm 15 minutash lojë.

Sidoqoftë, mediat italiane bëjnë të ditur se ai ka marrë pjesë në stërvitjet e klubit napolitan dhe ka optimizëm që ai të jetë i gatshëm për sfidën ndaj romakëve.

Hysaj është bëri një futbollistëve kyç të Napolit gjatë viteve të fundit dhe paraqitjet e tij të mira me klubin italian kanë bërë që ai të jetë nën vëzhgimin e disa prej klubeve të mëdha evropiane. Shqiptari është paraqitur në 35 ndeshje deri më tani për Napolin këtë edicion dhe ka realizuar 1 asistim./Zëri