Ministri Kujtim Gashi e uron kryeqytetin përmes Remzi Ejupit

Sport February 28, 2018 - 19:43

Ministri i Sportit, Kujtim Gashi, i ka përcjell urime FC Prishtinës dhe qytetarëve të kryeqytetit përmes presidentit të klubit bardh e kaltër, Remzi Ejupi, me rastin e ndarjes së një parcele të tokës nga Qeveria e Kosovës prej 5.6 hektarësh për ndërtimin e një kompleksi sportiv modern me vlerë milionëshe

Në postimin e ministrit Kujtim Gashi në “Facebook” thuhet:

Sot, Qeveria e Republikës së Kosovës aprovoi vendimin për dhënien e autorizimit për klubin e futbollit 'Prishtina' që në bashkëpunim me MKRS-në të ndërmarrin veprimet e nevojshme për përgatitjen e dokumentacionit për dhënien në shfrytëzim të pronës publike në Bernicë të Poshtme për klubin e futbollit 'Prishtina', ku parashihet të ndërtohet Kompleksi sportiv.

Përmirësimi i kushteve të infrastrukturës sportive në vend, mbetet prioritet i vazhdueshëm i imi si Ministër i Sportit në mënyrë që talentet dhe futbollistët të kenë ambiente të përshtatshme për ushtrimin e aktiviteteve sportive sipas standardeve UEFA-së dhe FIFA-së, andaj dhënia në shfrytëzim e kësaj hapësire do të krijoj kushte për zhvillimin e gjeneratave të reja të cilat do të merren me zhvillimin e sportit.

Urime dhe suksese kryetarit të klubit z. Remzi Ejupi.

KG

Image