Legjenda e Manchester United: De Gea është lojtari i vetëm i klasit botëror në United

Sport February 28, 2018 - 13:44
David de Gea është lojtari i vetëm i klasit botëror te Manchester Unitedi

Legjenda e Manchester Unitedit, Gary Neville, beson se portieri David de Gea është momentalisht lojtari i vetëm i klasit botëror në klub.

De Gea, i cili u shpall lojtari i vitit i Unitedit për tri sezone më radhë mes viteve 2013 dhe 2016, është duke kaluar nëpër formë të shkëlqyer përsëri, transmeton Express.

“Djajtë e kuq” barazuan pa gola në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve kundër Sevillës falë riflekseve të mrekullueshme të spanjollit, kur ia priti goditjen me kokë Luis Murielit.

“De Gea është lojtari i vetëm i klasit botëror që Manchester Unitedi e ka. Mbase mund të thoni Sanchezi, por ende nuk është i tillë në United, edhe nëse ka qenë në atë nivel në pesë apo gjashtë sezonet e kaluara”, ka thënë Neville për Goal.

“Por, De Gea është lojtar i vetëm që Manchester Unitedi e ka momentalisht që do të thosha se ka performuar për klubin në nivel të klasit botëror”, ka shtuar ai.