Ancelotti, gati për skuadrën e njohur evropiane!

Sport February 27, 2018 - 16:18

Carlo Ancelotti është i interesuar ta marrë postin e Arsene Wengerit nëse trajneri aktual i Arsenalit shkarkohet në fund të sezonit.

Kështu ka shkruar të martën tabloidi britanik “Daily Star”, përcjellë zeri.info.

Trajneri italian është i papunë pasi u shkarkua nga Bayern Munichu në sezonin e tij të dytë me klubin pas një fillimi të zbehtë të sezonit.

Ndërkohë, “Gunners” raportohet se shpresojnë ta angazhojnë Luis Enriquen, mirëpo ish-trajneri i Barcelonës duket të jetë më i interesuar ta marrë në dorë Chelsean nëse Antonio Conte vendos të largohet nga Londra gjatë verës.

Ndërkohë, Ancelotti do ta mirëpriste rikthimin në Premierligë përmes Arsenalit. Për të ditur më shumë duhet të pritet fundi i sezonit.

Për Carletton interesim qe një kohë ka shprehur për ta kthyer, Milani. /Zëri/