Trajneri i Shkëndijës: Fitoret e këtilla sjellin tituj

Sport February 26, 2018 - 10:54

Triumfi minimal dhe i vuajtur përballë Akademia Pandevit është sinjal se Shkëndija ka cilësi të madhe edhe në karakter.

Më shumë se 90-të minuta angazhim i madh në terren të mbuluar me borë, shumë raste të humbura, përfshi edhe dy penalti me Hasanin e Ibraimin, hendikep i përjashtimit të Fazllagiqit me karton të kuq, në fund u shpërblyen me golin e Hasanit që solli fitoren për rritje të diferencës në 11-të pikë para skuadrës së vendit të dytë në renditje.

Trajneri Qatip Osmani vlerëson mënyrën si skuadra arriti fitoren, duke potencuar se ndeshjet e këtilla sjellin tituj. /Zëri/