Ndërron jetë ish-trajneri i njohur kosovar

Sport February 26, 2018 - 10:47
Basketbolli kosovar është në zi...

Ka ndërruar jetë ditën e sotme pas një sëmundjeje të rëndë në moshën 62 vjeçare, Ahmet Behrami, ish-trajneri i njohur kosovar, shkruan zeri.info.

I ndjeri njihet si njëri prej trajnerëve më të mirë vendorë në basketbollin e pasluftës, pas eksperiencës së suksesshme me Trepçën, sidomos në vitet e para të pasluftës, ndërsa viteve të fundit nuk ishte aktiv në basketbollin kosovar.

Redaksia e “Zërit” i shpreh ngushëllime familjes dhe të afërmve të Ahmet Behramit. /Zëri/

Image