Manchester City fitues i ‘Carabao Cup’

Sport February 25, 2018 - 19:35

Manchester City e ka fituar titullin e parë sezonal.

Skuadra e Pep Guardiolas në një atmosferë të jashtëzakonshme në ‘Wembley’, ka fituar ‘Carabao Cup’ duke e mposhtur 3:0 në finale Arsenalin.

LEXO EDHE: Lladrovci dhe Jashari, mysafirë të Xhakës, përcjellin finalen e Arsenalit

Sergio Aguero në minutën e 18’ i dha epërsinë e parë Cityt.

Në pjesën e dytë, City shënoi edhe dy gola.

Mbrojtësi Kompany u përkujdes për dyfishimin e epërsisë në minutën  58’, ndërsa David Silva në minutën e 65’ shënoi për 3:0./Lajmi.net/