Lladrovci dhe Jashari, mysafirë të Xhakës, përcjellin finalen e Arsenalit

Sport February 25, 2018 - 19:23
Ja çfarë thotë Ramiz Lladrovci

Kryetari  i Skënderajt, Bekim Jashari dhe Ramiz Llasdrovci, kryetari Drenasit, sot kanë përcjellë finalen e Kupës, në mes të Arsenalit dhe Manchester City-t, si mysafirë të babës së Granitit dhe Taulantit, Ragip Xhakës.

Në një postim në Facebook, Lladrovci e ka falënderuar Ragip Xhakën për ftesën duke uruar për fitoren e Arsenalit, edhe pse pjesa e parë nuk ishte shpresëdhënëse.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Sot, së bashku me mikun e shokun tim Bekimin, shijuam atmosferën e rrallë që ofron Arsenali dhe tifozëria e jashtëzakonshme e këtij ekipi të famshëm, në Finalen e kupës.

Falënderim të veçantë shpreh për familjen e Ragip Xhakës, babën e Granitit dhe Taulantit, e cila na ftoi për këtë ndeshje të rëndësishme, shpresojmë të fitoj Arsenali. Pjesa e parë nuk ishte shpresëdhënëse por besojmë në rikthim në pjesën e dytë.

Nesër agjenda jonë do të përmbaj disa takime, më i veçanti do të jetë dreka me euro-deputeten britanike.