Manchester United triumfon ndaj Chelseat

Sport February 25, 2018 - 16:53

Manchester United ka triumfuar 2:1 në shtëpi ndaj Chelseat në derbin e xhiros së 28-të të Premierligës angleze, transmeton zeri.info

Klubi londinez kaloi i pari në epërsi përmes Willianit në minutën e 32-të.

Por, rezultatin për vendasit e barazoi Romelu Lukaku (39’) pas vetëm shtatë minutash.

Golin e fitores për “djajtë e kuq” e realizoi Jesse Lingard në minutën e 75-të.

Me këtë fitore Manchester Unitedi mbetet në vendin e dytë me 59 pikë, ndërsa Chelsea pozicionet në të pestin me 53 sosh./Zëri