Rilindja e Mullerit

Sport February 25, 2018 - 14:57

Thomas Muller nuk ishte në formën e tij më të mirë në fillimin e edicionit. Por, së fundmi është kthyer duke treguar më të mirën e tij. Sulmuesi i Bayern Munichut drejtoi skuadrën e tij drejt fitores 5:0 kundër Besiktasit të martën në Ligën e Kampionëve. Ai është duke treguar një formë të jashtëzakonshme që prej rikthimit në krye të ekipit të trajnerit Jupp Heynckes, i cili mund të jetë më meritori për “ringjalljen” e futbollistit, transmeton zeri.info

Që prej momentit kur Thomas Muller realizoi golin e parë në sfidën mes Bayern Munichut dhe Besiktasit në Ligën e Kampionëve klubi gjerman e mori lojën në dorë. Pas një pjese të parë kundër 10 lojtarëve të Besiktasit mbrëmjen e së martës, Bayerni e gjeti rrjetën vetëm pak minuta para përfundimit, për të vazhduar pastaj serinë e golave në pjesën e dytë. Fitorja prej 5:0 pa dyshim që siguron vendin në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve. Kjo gjë pa dyshim që e tregoi fuqinë e gjigandit bavarez.

Gjithçka filloi falë një goli vendimtar të Mullerit. Ai mund të mos jetë aq elegant sa Robert Lewandovski le të themi, por pa dyshim që është shumë efikas. I mprehtë, inteligjent dhe pavarësisht se paksa një shtytje e ngathët ishte e mjaftueshme për të kaluar Bayernin në epërsi. Prej atij momenti Besiktasi nuk kishte mundësi që të rikthehej më, transmeton zeri.info

Pas së gjithash golat e Mullerit ia garantojnë klubit gjerman fitoret. Në 62 ndeshjet e fundit garuese në të cilat ka shënuar sulmuesi, Bayerni ka fituar në 59 prej tyre dhe ka barazuar 3. Manchester Ciy ishte skuadra e fundit që e mposhti Mullerin dhe Bayern Munichun dhe kjo ka ndodhur në dhjetorin e 2013-s. Pas katër vjetësh dhe 81 golash Muller mbetet një garantues i golave për Bayernin.

Nëse ka pasur ndonjë dyshim për kualitetin e tij kjo nuk ka ndodhur gjatë javëve të fundit sepse në këtë vit kalendarik ai ka shënuar 5 gola dhe ka realizuar 3 asistime. Siç e tregoi edhe gjatë kësaj jave, ai ende mbetet një njeri i ndeshjeve të mëdha.

“Thomas e di saktësisht sesa e veçantë është Liga e Kampionëve”, kishte deklaruar Jupp Heynckes pas ndeshjes të martën. “Ai është një lojtar, i cili është i rëndësishëm për sistemin tonë sepse ai mund të krijojë gola nga asgjëja. Ai gjithashtu ka energji, ritëm dhe shpejtësi që e bëjnë atë unik”, kishte shtuar strategu gjerman, transmeton zeri.info

Muller gjithmonë ka qenë unik, por vetëm nën urdhrat e Heynckesit e ka rigjetur formën e vjetër të tij. Që prej ndarjes nga Carlo Ancelotti në vjeshtë Heynckes ka punuar për mrekulli te Bayerni dhe pak lojtarë janë transformuar aq shumë sa Muller.

Deri në shkarkimin e Ancelottit në shtator 28-vjeçari ishte duke kaluar nëpër periudhën më të vështirë në karrierën e tij. Pas një fati jo të mirë në Kampionatin Evropian të vitit 2016, Muller kishte dështuar të shënonte qoftë edhe një gol në ligën gjermane në gjashtë muajt e parë të Ancelottit. Sistemi preh 4-3-3 i italianit nuk ishte natyral për një tip të lojtarit si Muller.

Për dallim nga Pep Guardiola dhe Heynckes para tij, Ancelotti nuk kishte arritur të gjente një rol për Mullerin, i cili e mbylli edicionin 2016/2017 me vetëm 9 gola në të gjitha kompeticionet.

Në fund, sigurisht ishte Ancelotti ai që duhej të largohej. Muller e definon Bayernin si asnjë lojtar tjetër dhe Bayernit i nevojitet një trajner që e nxjerr më të mirën nga ai.

Shkëlqimi i tij i çuditshëm, efikasiteti i tij në ndeshje është kthyer përsëri. Dhe siç e mësoi edhe Besiktasi të martën, kur ai shënon, kundërshtarit edhe mund t’i duhet ta hedhë peshqirin në tokë./Zëri