Sport

Amir Abrashi me falënderim të përzemërt pas koreografisë së djeshme në Gjakovë

Amir Abrashi me falënderim të përzemërt pas koreografisë së djeshme në Gjakovë
25 shkurt 2018 • 14 : 11

Ndeshja mes Vëllaznimit dhe Prishtinës ishte një spektakël i vërtetë në tribuna.

Tifozët vendas të Vëllaznimit që njihen me emrin e tyre ‘Kuqezinjtë e Jakovës’, kanë bërë një koreografi të jashtëzakonshme.

Ata kanë ngritur portretet e ikonave të qytetit si Naim Kryeziu, Besnik Hasi, Amir Abrashi, Burim Kukeli, Eros Grezda dhe në mes të tyre kapiteni legjendar i shqiptarëve Lorik Cana.

E mesfushori i Kombëtares shqiptare, Amir Abrashi e ka pritur shumë mirë këtë koreografi të gjakovarëve.

Ai menjëherë pas ndeshjes ndaj Hoffenheim që luajti 90 minuta ka bërë një postim në rrjetet sociale.

Ai ka falënderuar Gjakovën dhe qytetarët e saj për nderimin që ia kanë bërë, ndërsa ka shkruar se gjithmonë mundohet t’i prezantoj sa më mirë në botë.

“Ishte fantastike për mua ta shohë këtë koreografi nga tifozët e Vëllaznimit. Faleminderit vendlindja ime, faleminderit gjakovarë, gjithmonë mundohem të ju prezantoj sa më mirë në botë”, ka shkruar Abrashi.

Përveç Abrashit fotografinë e kanë shpërndarë edhe Eros Grezda e Lorik Cana.

Vëllaznimi gjatë ditës së djeshme barazoi pa gola me Prishtinën 0-0.

© zëri.info