Sport

Golden State e fortë për Oklahoman

Golden State e fortë për Oklahoman
25 shkurt 2018 • 13 : 48

Golden State Warriors ka shënuar një fitore të thellë ndaj Oklahoma City Thunder me rezultatin 112:80, transmeton zeri.info

Kevin Durant dhe Stephen Curry ishin më të merituarit për këtë fitore të vendasve. Durant realizoi 28 pikë, 5 kërcime dhe 2 asistime, ndërsa Stephen Curry 21 pikë, 9 kërcime dhe 6 asistime.

Tek Thunder më i dalluari ishte Russell Westbrook me 15 pikë, 12 kërcime dhe 7 asistime.

Boston Celtics ka triumfuar në udhëtim te New York Knicks me rezultatin 112:121. Kyrie Irving shkëlqeu për Celtics me 31 pikë, 9 kërcime dhe 8 asistime.

Rezultatet: Miami – Memphis 115:89, New York - Boston 112:121, Golden State – Oklahoma 112:80, Minnesota – Chicago 122:104, Phoenix – Portland 104:106, Utah – Dallas 97:90, Sacramento – LA Lakers 108:113.

© zëri.info