Vertonghen, një prej më të mirëve të Evropës

Sport February 25, 2018 - 13:34

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino ka lavdëruar mbrojtësin e ekipi të tij, Jan Vertonghen, transmeton zeri.info

Pochettino thotë se Vetonghen është njëri prej mbrojtësve më të mirë në Evropë. Reprezentuesi belg është duke shijuar një edicion të mirë me Tottenhamin dhe deri më tani është paraqitur 35 herë me klubin londinez.

Pochettino është i lumtur me futbollistin dhe mendon që ai meriton të shpërblehet me një kontratë të re, gjersa ajo momentale skadon në vitin 2019.

“Ai meriton që të lavdërohet. Për mendimin tim, ai është njëri prej qendërmbrojtësve më të mirë në Premierligë dhe Evropë”, deklaroi Pochettino për Vertonghen.

“Mendoj se ai është një qendërmbrojtës i kompletuar”, shtoi ndër të tjera strategu argjentinas./Zëri