Valverde, i lumtur pas fitores së thellë

Sport February 25, 2018 - 13:20

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ishte i lumtur me fitoren e thellë 6:1 të skuadrës së tij kundër Gironas, transmeton zeri.info

“Kur fitoni në këtë mënyrë, duket se gjithçka është më e lehtë, por kjo ka qenë një gjë e mirë në këndvështrimin tonë sepse ne kemi qenë në gjendje t’i pushojmë disa lojtarë”, deklaroi Valverde.

“Ne kemi qenë në gjendje t’i bëjmë disa ndërrime gjatë kësaj ndeshje sepse kemi një javë të rëndësishme përpara”, shtoi strategu spanjoll, i cili është në krye të klubit katalonjas që prej qershorit të vitit të kaluar.

Gjigandi spanjoll do të luajë ndaj Las Palmasit në mesjavë, para se të luajë kundër Atletico Madridit.

“Ne hyjmë në fazën vendimtare të kampionatit, ku pikën kanë shumë vlerë dhe ne duan që të mbajmë një distancë me rivalët tanë”, u shpreh ai./Zëri