Zidane lëvdon Ronaldon për gjestin fantastik ndaj Alavesit

Sport February 25, 2018 - 13:01
Zinedine Zidane ka lavdëruar Cristiano Ronaldon.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka lavdëruar yllin e skuadrës së tij, Cristiano Ronaldo pasi ky i fundit ia lejoi bashkëlojtarit të tij Karim Benzema gjuajtjen e penaltisë në fitoren 4:0 kundër Alavesit, transmeton zeri.info

Reprezentuesi portugez kishte mundësinë që të realizonte “Hat-trick”-un e 50-të në karrierë kur gjyqtari referoi penalti pas ndërhyrjes ndaj Gareth Balet në zonën e rreptësisë.

Por, gjuajtësi i rregullt i penaltive te klubi madrilen ia lejoi Benzemas gjuajtjen e 11-metërshit.

“Isha shumë i kënaqur nga gjesti që bëri Cristiano, është shumë i rëndësishëm për mua”, deklaroi Zidane.

“Futbolli është sport ekipor dhe ky ishte një gjest i mirë, duke ia lënë Karimit. Ai e meritoi një gol sepse bëri një paraqitje shumë të mirë sot (e shtunë)”, shtoi strategu francez./Zëri