Roma – Milan, formacionet

Sport February 25, 2018 - 09:58

Roma dhe Milani pritet ta nisin me 11-shen më të mirë sfidën që do të zhvillohet në “Olimpico”.

Roma dhe Milani do të përballen në “Olimpico” nga ora 20:45 në kuadër të xhiros së 27 në Serie A dhe tashmë “Gazzetta dello Sport” ka publikuar formacionet e mundshme të të dyja skuadrave.

Milani nuk di për humbje në vitin 2018 dhe do të tentojë të vazhdojë me këtë ecuri pozitive, ndërsa Roma ka arritur tri fitore me radhë që nga humbja e fundit me 28 janar kundër Sampdorias, transmeton Gazeta Express.

Roma gjendet në pozitën e katërt pas 25 xhirove me 50 pikë të grumbulluara, kurse Milani në pozitën e shtatë me 41 pikë.

Image