Barcelona fiton me goleadë

Sport February 24, 2018 - 23:01

Barcelona ka bërë atë që di të bëjë më së miri, të fitojë me rezultat të thellë.

Në kuadër të xhiros së 25-të, skuadra e Ernesto Valverde ka mposhtur 6:1 rivalët lokal të Gironas, për të mbajtur distancën prej 14 pikëve me Real Madridin.

Për befasi, ishte Girona që kaloi e para në epërsi në minutën e 3’ përmes Portu, pas një kundërsulmi të shpejt.

Por, pjesa tjetër e ndeshjes kaloi në kontrollin e Barcelonës, me Lionel Messin dhe Luis Suarez, që ishin në ditën e tyre më të mirë.

Në minutën e 5’, Suarez barazoi në 1:1 pas një asistimi që mori nga Messi.

Messi arriti të shënoi për përmbysjen e rezultatin në minutën e 30’, pas një asistimi të pranuar nga Suarez.

Argjentinasi nuk u ndal me kaq, dhe në minutën e 36’ nga goditja e dënimit realizoi një super-gol. Në fund të pjesës së parë, Barcelona shënoi edhe golin e katërt me anë të Suarez.Image

Pjesa e dytë, pasqyrë e të parës me Barcelonën që kishte “uri” të madhe për të shënuar.

Në këtë pjesë, i erdhi radha edhe Coutinhos për të shënuar golin e parë në La Liga, për të çuar epërsinë e Barcelonës në 5:1.Image

Dhjetë minuta nga goli i Coutinhos, në skenë u rikthye sërish Suarez që kompletoi hattrikun e tij, për 6:1.

Me këtë fitore, Barcelona numëron 65 pikë, me 68 gola të shënuara dhe vetëm 12 të pranuara.

Xhiron e ardhshme, katalanët luajnë në udhëtim te Las Palmas.Image