Lionel Messit i vdes dikush i afërm

Sport February 24, 2018 - 18:49
Ja kush i vdes atij

Antonio Cuccittini, gjyshi i yllit argjentinas nga ana e nënës, Lionel Messit, ka vdekur sot në spital.

Antonio ishte dërguar sot në spital në Rosasio pasi ishte sëmurë, ku vdiq më vonë, raporton e përditshmja spanjolle “Marca”, përcjell Express.

Ai vdiq në moshën 80-vjeçare.

Pasi bashkëshortja e tij, Celia, kishte vdekur vite më parë, Antonio jetonte i vetëm në shtëpinë e vet në qytetin argjentinas.

Të dy, gjyshja dhe gjyshi i Messit nga ana e nënës kanë qenë shumë të rëndësishëm për yllin e Barcelonës në fillim të karrierës së tij futbollistike, pasi në atë kohë ata e çonin në klubet lokale të sportit për të luajtur futboll.

Image