Gjilani, i verdhë

Sport February 24, 2018 - 13:51

Të fitosh ndaj Gjilanit nuk është aspak e lehtë për të gjitha klubet e Superligës.

Ekipi i Arbnor Morinës tashmë është dëshmuar si njëri prej ekipeve më të forta në kampionat dhe me meritë e sheh veten në mesin e kandidatëve për titull.

Kjo falë shpirtit luftarak të ekipit, futbollistët e të cilit nuk lëshojnë pe lehtë në fushë.

Ata luftojnë për çdo top në çdo cep të fushës. Këtë e konfirmon edhe fakti se Gjilani është ekipi me më së shumti kartonë në Superligë – 64 kartonë të verdhë dhe një të kuq.