Polonia e fortë për Kosovën

Sport February 23, 2018 - 20:30

Kosova e ka pësuar edhe humbjen e tretë nga po aq ndeshje të zhvilluara në eliminatoret e Kampionatit Botëror të basketbollit, që mbahet në vitin 2019 në Kinë, transmeton zeri.info

Pas humbjeve ndaj Lituanisë dhe Hungarisë, kësaj radhe verdhekaltrit u mposhtën në udhëtim te Polonia me rezultatin 90:62.

Dardan Berisha ishte më i miri në këtë takim për Kosovën me 23 pikë, 4 kërcime dhe 4 asistime, kurse u dalluan edhe Shawn Jones me 11 pikë dhe 9 kërcime, Erjon Kastrati me 11 pikë, 5 kërcime dhe 1 asistim dhe Gëzim Morina me 11 pikë dhe 1 kërcim.

Për fitoren e polakëve më të merituarit ishin Karol Gruszecki me 18 pikë, 4 asistime dhe 2 kërcime, Mateusz Ponitka me 15 pikë, 7 kërcime dhe 3 asistime dhe Aaron Cel me 13 pikë, 7 kërcime dhe 1 asistim.

Ndeshjen e ardhshme në kuadër të këtyre eliminatoreve, Kosova e luan kundër Lituanisë të hënën./Zeri