Paletta transferohet në Kinë

Sport February 23, 2018 - 13:59
Paletta është larguar nga Milani pas 47 paraqitjeve dhe 2 golave me fanellën kuqezi.

Mbrojtësi Gabriel Paletta edhe zyrtarisht i është bashkuar Jiangsu Suningut si transfero i lirë. Futbollisti argjentinas kishte shkëputur kontratën me Milanin në janar dhe menjëherë ishte vënë në kërkim të një skuadre të re, transmeton zeri.info

Ndërsa, të enjten klubi kinez përmes një komunikate zyrtare ka konfirmuar transferimin e futbollistit. Paletta pritet t’i bashkohet shpejt ekipit, ndërsa sezoni i ri i Superligës kineze fillon më 3 mars.

Përndryshe, klubi i ri i Palettas zotërohet nga “Suning Gropu”, që gjithashtu ka në pronësi rivalin lokal të Milanit, Interin.

Paletta është larguar nga Milani pas 47 paraqitjeve dhe 2 golave me fanellën kuqezi, ndërsa në të kaluarën ka luajtur edhe për skuadra si Liverpool, Atalanta dhe Parma.

Ai gjithashtu numëron edhe tre paraqitje me përfaqësuesen italiane./Zëri